09:54 / 27.11.2021
Një person nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar dhe kërcënuar nënën e tij
Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar nënën e tij.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari mbetet në stacion policor deri në këndellje për intervistim”, thuhet në raportin e policisë.























