Arrestohet një person nën dyshimin se vodhi para në një lokal në Vushtrri
Kronika

Arrestohet një person nën dyshimin se vodhi para në një lokal në Vushtrri

Policia njofton për arrestimin e një personi, pasi dyshohet se ka depërtuar me forcë në një lokal në Vushtrri, ku dyshohet se ka vjedhur 70 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË /Rr. Ruzhdi Hyseni, Vushtrri 28.11.2021 – 02:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte depërtuar me forcë në një lokal dhe nga aty ka vjedhur një arkë, në të cilën kishte rreth 70 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.