10:53 / 30.11.2021
Detaje nga kapja e kokainës në Mal të Zi, arrestohet shqiptari
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga policia e Malit të Zi për kapjen e një sasie prej 37 kilogram kokainë.
Kokaina u kap në pikën kufitare me Kroacinë në një automjet me targa shqiptare.
Vijesti raporton se lënda narkotike ishte fshehur në makinën që drejtohen nga 55-vjeçari shqiptar me iniciale P.S. dhe pasagjerë ishin dy persona të tjerë nga Shqipëria me iniciale E.S. dhe S.S.
Kokaina ishte e ndarë në 35 pako dhe kishte peshë totale 37.3 kilogramë. Autoritetet malazeze njoftuan se është vënë në pranga shoferi shqiptar. Sakaq, droga ishte nisur nga Shqipëria dhe destinacion kishte Kroacinë.























