Zbulohen stoli të fshehura në bagazhin e udhëtarit
Sharr Travel

Zbulohen stoli të fshehura në bagazhin e udhëtarit

Të premten në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, oficerët doganorë kanë gjetur stoli të fshehura në valixhen e një udhëtari.

“Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentim kontrabandës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

“Andaj ndaj personit është iniciuar kundërvajtje doganore si dhe mallrat janë konfiskuar ne sasi mbi 3 kilogramë”.

Në valixhe janë gjetur stoli të ndryshme argjendi, stoli ari 18 karatë, kuti të ndryshme të zbrazëta dekorative dhe peshore që shërbejnë për matjet e stolive të ndryshme.