Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Sharr Travel

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës së raportin e saj, 24 orësh, ka njoftuar që në adresën e policisë janë raportuar 5 raste të cilat e kanë raportuar për dhunë në familje.

Në krye të kësaj liste qëndron Prishtina me më së shumti raste të raportuara për dhunën në familje. Kurse pas saj vjen Fushë Kosova dhe Malisheva me nga një rast.

Raporti i plotë i policisë për rastet e dhunës në familje:

Prishtinë 04.12.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 04.12.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 04.12.2021 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ende nuk është hasur nga policia, rasti vazhdon të hetohet.

Fushë Kosovë 27.11.2021-23:00. Në lidhje ma rastin është raportuar se me  04.12.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Malishevë 04.12.2021 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën ka bashkëjetuar . Me vendim të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/