Gjilan, u gjetën 22 qese me heroinë
Sharr Travel

Gjilan, u gjetën 22 qese me heroinë

Janë konfiskuar 22 qese apo 1kg e 744.4 gram, me substancë narkotike të llojit heroinë , njofton Policia e Kosovës.

Kjo sasi e drogës është gjendur në një shtëpi të një personi në Gjilan. Përveç këtyre në shtëpinë e tij janë konfiskuar edhe dy peshore digjitale dhe një veturë.

“Në bazë të urdhëresë lëshuar nga Gjykata është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij dhe e nipit të tij, të dyshuarit mashkull kosovar ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: dy peshore digjitale, 22 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë në peshë 1 kg e 744.4 gram, dhe një veturë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.