09:12 / 06.12.2021
Demoloi orenditë në zyrën e një mjeku në QKMF në Drenas, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti kishte demoluar orenditë në zyrën e një mjeku në QKMF në këtë komunë.
“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në zyrën e mjekut në QKMF – Gllogoc kishte demoluar orenditë.
Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.























