09:14 / 06.12.2021
Kapen 14 persona që po provonin fatin në lojëra fati në Gjakovë
Në Gjakovë janë kapur 14 persona, pasi të njëjtit kanë qenë duke zhvilluar lojëra fati, të ndaluara.
“Janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.























