09:15 / 06.12.2021
Marihuanë e vaj kanabisi kapen në shtëpinë e një personi në Prishtinë
Dje në rrugnë “Bajram Curri” në Prishtinë, policia ka kryer një kontroll tek një person i dyshuar.
Aty gjeti dhe sekuestroi marihuanë, vaj kanabisi e qese plastike, raporton Zëri.
“Është raportuar se njësiti policor gjatë kontrollit në dhomën e shtëpisë së të dyshuarit kosovar ka gjete dhe sekuestruar 210.1 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 1.5 gram vaj i dyshuar si vaj i kanabisit dhe një sasi e konsiderueshme e qeseve plastike. I dyshuari nuk është gjete në shtëpi, është njoftuar prokurori kujdestar i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet nga policia.























