Bien në lumë, shpëtojnë me pak lëndime
BKT
Kronika

Bien në lumë, shpëtojnë me pak lëndime

Në Mohlan të Suharekës ka ndodhur një vetaksident të shtunën mbrëma.

Tre persona kanë mbetur të lënduar, e shoferi i veturës “Polo” deklaroi se arsyeja e këtij aksidenti ishte mosfunksionimi i frenave të veturës.

Ai ka edhe një qepje në kokë, sikur edhe shokët e tij që pësuan lëndime të lehta.

Policia doli në vendngjarje dhe po e heton rastin që, sipas saj, u shkaktua nga pakujdesia, ndërsa apelon që të shtohet kujdesi në këtë periudhë të dimrit.


MË SHUME NGA Kronika