17:37 / 07.12.2021
Prishtinë: Aksident mes veturës dhe motoçikletës, lëndohet një person
Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në Prishtinë.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit një person( ngasësi i motoçikletës)ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.























