10:03 / 08.12.2021
Babai e përzë nga shtëpia, alivanoset e bija
Babai nga Gllogoci dje është shoqëruar në stacionin policor, pasi ka larguar nga shtëpia vajzën e tij.
Sipas Policisë, vajza nga shqetësimi është alivanosur dhe ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.























