Arrestohet një person, tentoi të korruptonte policin me 30 euro
BKT
Kronika

Arrestohet një person, tentoi të korruptonte policin me 30 euro

Dje në Vërmicë është arrestuar një person, i cili ka dashur të korruptojë një zyrtar policor me 30 euro.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti në hyrje të kufirit Shqipëri - Kosovë, në dokumente ka futur 30 euro, me qëllim ryshfeti ndaj zyrtarit policor”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika