22:02 / 10.12.2021
7 persona të lënduar në aksidentin në Ferizaj Policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Në pamjet e publikuara shihen dy vetura që janë aksidentuar duke u goditur ballë për ballë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë marrë 7 persona, ku 4 prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa 3 në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Njësia e Komunikacionit Rrugor po e heton këtë rast”, tha Veseli.























