09:30 / 12.12.2021
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Skenderaj, vjedhin para e stoli ari
Një person i gjinisë mashkullore ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij nga ku kanë vjedhur para të gatshme e stoli ari.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.
VJEDHJE E RËNDË
Skenderaj 11.12.2021 – 18:10. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar.























