Dyshohet se ​i vuri flakën shtëpisë, arrestohet prizrenasi
BKT
Kronika

Dyshohet se ​i vuri flakën shtëpisë, arrestohet prizrenasi

Një person është arrestuar të dielën në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se i ka vënë flakën shtëpisë së tij.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se personi në fjalë është me probleme psikike.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike) i ka vënë flakën një dhome në shtëpinë e tij. Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 


MË SHUME NGA Kronika