Tre të arrestuar nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje
BKT
Kronika

Tre të arrestuar nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje

Sipas raportit të Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Në Gjakovë, të hënën është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte sulmuar fizikisht djalin e tij viktimën mashkull kosovar.

Si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Rahovec viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj, e ka sulmuar fizikisht atë dhe i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Kaçanik, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika