Theret me thikë një femër në rrugën “B” në Prishtinë
BKT
Kronika

Theret me thikë një femër në rrugën “B” në Prishtinë

Një femër është therur me thikë sot në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi  se lidhur me rastin ka arrestuar një femër.

“Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër)”, ka thënë ajo.

Ahmeti tha aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Kronika