09:36 / 15.12.2021
Policia njofton për një rast të bashkëjetesës me një të mitur në Drenas
Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të bashkëjetesës me një të mitur në Drenas.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 09:00.
“Viktima femër kosovare e mitur është dërguar për tretman mjekësorë pasi ishte shtatzëne. Sipas viktimës, ajo është duke bashkëjetuar që disa muaj me të dyshuarin mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar.























