09:17 / 16.12.2021
Një person në Vragoli godet me veturë këmbësorin
Gjatë ditës së djeshme një person ka goditur një këmbësorë me veturë në Vragoli të Fushë-Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku sipas tyre këmbësori është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.
Sipas PK—së shoferi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Vragoli (NN) 15.12.2021 – 17:40. Vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Këmbësori është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, vozitësi është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.























