10:45 / 16.12.2021
U rrahën mes vete, arrestohen dy persona në Obiliq
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.
Përleshja ndodhi në Obiliq, ndërsa një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.























