Mitrovicasi tenton ta dhunojë të dashurën nën kërcënimin e thikës
BKT
Kronika

Mitrovicasi tenton ta dhunojë të dashurën nën kërcënimin e thikës

Një femër e mitur në Mitrovicë e raportoi dje të dashurin e saj në polici.

Ajo deklaroi se gjersa ishte në shtëpinë e të dyshuarit, me të cilin ishte në lidhje dashurie, i dyshuari e ka kanosur me thikë dhe e ka sulmuar fizikisht duke tentuar ta detyroj për marrëdhënie seksuale.

Viktima ka arritur që të ikë dhe me urdhër të prokurorit do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim  të prokurorit është dërguar në mbajtje. 


MË SHUME NGA Kronika