​Arrestohen tre persona të dyshuar për prostitucion në Prishtinë
BKT
Kronika

​Arrestohen tre persona të dyshuar për prostitucion në Prishtinë

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për prostitucion në Prishtinë.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-njësia kompetente, më datën 21.12.2021 rreth orës 17:35 pas një hetimi të bërë në koordinim me prokurorin e rastit, kanë arrestuar tre persona (një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore), të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprat penale ‘Mundësim apo Detyrim në Prostitucion’, ‘Ofrim i lokaleve për prostitucion’, ‘Bashkëkryerje’. Njësitet kompetente kanë vazhduar realizimin e detyrave ku kanë kontrolluar lokalin i cili gjendej në Rr. Muharrem Fejza në Prishtinë dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër (4) telefona mobil”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit iu është caktuar masa e ndalimi për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale në luftimin e të gjitha dukurive negative.


MË SHUME NGA Kronika