Policia deklarohet për therrjen në Pejë, 3 persona dërgohen në emergjencë
BKT
Kronika

Policia deklarohet për therrjen në Pejë, 3 persona dërgohen në emergjencë

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili njoftoi se janë lënduar tre persona.

Indeksonline pak më parë raportoi për therje me thikë në Pejë.

Fillimisht ndodhi një përleshje mes disa personave, ku më pas u përdorën edhe mjete të ftohta (thikë).

Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante.


MË SHUME NGA Kronika