09:48 / 23.12.2021
Jetonte vetëm, Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur në Pejë
Një person i moshës rreth 70 vjeç është gjetur i vdekur mbrëmë në rrugën "Qerim Muriqi" në Pejë.
Policia ka bërë të ditur se personi është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm.
“Në vendin e ngjarjes ka dal ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është cilësuar nga policia si “Hetim i vdekjes”.























