Dhuna në familje vazhdon të ketë raste çdo ditë
BKT
Kronika

Dhuna në familje vazhdon të ketë raste çdo ditë

Nuk kalon ditë që në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, të mos ketë raportime për dhunën në familje.

Dje në Prishtinë kanë qenë dy rastë ku në njërin prej tyre babai ka rrahur djalin e tij, teksa në rastin tjetër një grua është sulmuar nga një i dyshuar, i cili tash është në mbajtje.

Në Fushë-Kosovë një grua është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj, i cili tash gjendet në arrati.

Larg prej Prishtinës, në Istog është raportuar se një burrë ka ushtruar dhunë fizikë e psiqike ndaj gruas së tij. Ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika