​Dy të ndaluar për sulm në Pejë
BKT
Kronika

​Dy të ndaluar për sulm në Pejë

Dy persona janë ndaluar për sulm fizik sot në rrugën “Beteja e Koshares” në Pejë.

Lajmi është konfirmuar nga Fadil Gashi, zëdhënës i policisë rajonale në Pejë, sipas të cilit rasti ka ndodhur në ora 11:56 dhe aty ishin të përfshirë pesë persona.

“Tre persona i kanë sulmuar dy persona të tjerë, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Dy prej tre sulmuesve janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt”, tha Gashi.

Me këtë rast policia ka konfiskuar edhe një armë pistoletë, dy karikatorë dhe 18 plumba. 


MË SHUME NGA Kronika