Pamjet nga aksidenti tragjik që vdiq fëmija 3 vjeç
BKT
Kronika

Pamjet nga aksidenti tragjik që vdiq fëmija 3 vjeç

Një fëmijë 3-vjeç ndërroi jetë nga aksidenti që ndodhi në aksin Milot -Rubik në Rrugën e Kombit mbrëmjen e sotme.

Drejtuesi i makinës që shpërtheu në flakë, brenda së cilës ishte edhe fëmija është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë.

Gazetari i “ABC”-së Gjergj Figuri sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Dy nga makinat e përfshira në aksident janë bërë copë, ndërsa tjera vijon që të digjet duke u shkrumbuar.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë që kanë sjellë aksidentin.

Trafiku është bllokuar për shumë minuta në Rrugën e Kombit nga aksidenti, por më pas situata është normalizuar.


MË SHUME NGA Kronika