18:04 / 27.12.2021
Në Klinë një person gjendet pa shenja jete në bodrumin e banesës
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në bodrumin e banesës ku banonte.Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi tha se në vendin e ngjarjes ka arritur prokurori dhe njësitë përkatëse po merren me rastin.
“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë mashkullore është u gjetur pa shenja jete në bodrumin e baneses ku banonte”, tha Gashi.























