Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një këmbësor
BKT
Kronika

Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një këmbësor

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të hënën në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësor ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, vozitësi i veturës mashkull, kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa shoferi i një kamioni është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.


MË SHUME NGA Kronika