Policia zbulon vendin ku po luhej bixhoz në Gjakovë, arrestohen 26 persona
BKT
Kronika

Policia zbulon vendin ku po luhej bixhoz në Gjakovë, arrestohen 26 persona

Policia e Kosovës sot rreth orës 00:30, në Gjakovë ka pranuar një informate se disa persona ndodheshin duke luajtur lojëra të fatit.

Në vendin ku dyshohej për lojëra të fatit, policia ka hasur 26 persona të dyshuar të cilët ishin duke zhvilluar aktivitetin e kundërligjshëm.

“Gjatë bastisjes dhe kontrollit në lokacion policia ka gjetur një armë dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kanabis”.

:Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë dhe janë intervistuar. Bazuar në ligjin në fuqi të gjithë të dyshuarve iu është shqipëtuar nga një gjobë për mosrespektimin e orës policore”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Zeri.info.

Po ashtu, bëhet e ditur se në vendngjarje ka dalur edhe njësia e hetimeve ku është bërë konfiskimi e armës, sasisë së substancës narkotike dhe të gjitha provat dhe deshmitë për aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

“Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar ku me urdhër të tij, inicohen tri vepra penale “Organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm” “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika