15:15 / 28.12.2021
Aksident trafiku në rrugën Podujevë–Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në rrugën Podujevë – Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, mëson KosovaPress.
Ditëve të fundit është rritur numri i aksidenteve, për çka Policia e Kosovës ka apeluar të gjithë vozitësit e automjeteve për kujdes të shtuar, derisa ka paralajmëruar zero tolerancë për shkelësit e rregullave të komunikacionit.























