Arrestohen 26 persona duke luajtur bixhoz, iu gjetën armë e drogë
BKT
Kronika

Arrestohen 26 persona duke luajtur bixhoz, iu gjetën armë e drogë

Policia e Kosovës të martën ka hasur në një lokal të Gjakovës 26 persona duke luajtur lojëra të fatit.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në lokal janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë dhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike.

Nga PK-ja kanë bërë të ditur përmes raportit 24-orësh se të dyshuarit janë arrestuar dhe të gjithëve u janë shqiptuar gjoba për mosrespektim të orës policore.

“Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika