11:38 / 29.12.2021
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë, që pesë vjet ishte në arrati
Policia e Kosovës, të mërkurën ka realizuar një urdhërarrest të personit të dyshuar që po kërkohej që pesë vjet, pasi ishte në arrati.
Nga PK-ja kanë bërë të ditur se 34-vjeçari ishte kërkuar për 8 fletë arreste në lidhje me rastet e vjedhjes së rëndë.
“Policia rajonale në Prizren, stacioni policor në Prizren-Veri, sot me datë 29 dhjetor 2021, ka realizuar një urdhër arrest të personit të dyshimtë i cili po kërkohej që 5 vite pasi ishte në arrati. I dyshimti L.Sh i lindur në vitin 1987 në fshatin Krushë e Vogël, është kërkuar për 8 flet arreste në lidhje me rastet vjedhjes e rëndë”, thuhet në njoftim.
Sipas PK-së, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në seancë për shqyrtim kryesor të lëndëve gjyqësore.























