Identifikohen dhe arrestohen dy grabitësit e taksistit në Prizren
Policia në Prizren ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar – E.K (2004) dhe L.B (2004) – të cilën grabitën një taksist.
Policia, më 14 dhjetor 2021, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kishte pranuar një informacion, ku dy persona të dyshuar kishin arritur të grabisin një taksist, i cili u kishte ofruar shërbime.
Pas grabitjes dhe dhunës së përdorur ndaj viktimës, të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur për të qenë të paidentifikuar. Policia kishte filluar me hetimin e rastit dhe në cilësinë e viktimës, ishte intervistuar një person, i cili kishte lëndime trupore.
Hetuesit policorë kanë arritur të bëjnë identifikimin e personave të dyshuar, ku të njëjtit sot, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren, janë kontrolluar dy lokacione dhe janë bastisur shtëpitë, ku janë gjetur elementet dhe provat e veprës penale të grabitjes.
Në lidhje më rastin është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime.























