​I plagosuri në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë
BKT
Kronika

​I plagosuri në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë

Personi që është therur me thikë mbrëmë në Prishtinë është jashtë rrezikut për jetë. Ai po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari dhe se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

“Rr. Bajram Jahiri, Prishtinë 29.12.2021 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktimës është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Kronika