13:32 / 03.01.2022
Therje me thikë në Prishtinë, plagoset një person
Një therje me thikë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e cila ka bërë të ditur se ngjarja ka ndohur në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.
“Sot rreth orës 11 :30, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, u shpreh Ahmeti.
Tutje, ajo bëri të ditur se policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.























