Theret me thikë një person në Prishtinë, policia arreston dy të dyshuar
Një person është therur me thikë në kryeqytet, pas një përleshje fizike që ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar.
Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11 :30, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.























