18:19 / 03.01.2022
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen dy persona
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, konfirmoi se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë. Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes, në pjesën mes Suharekës e Prizrenit, njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Krasniqi shtoi tutje se Policia është duke u marrë me rastin.























