Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve, tri nga viktimat gra
Gjatë 24 orëve në Kosovë janë raportuar në Policinë e Kosovës katër raste të dhunës në familje.
Në Prishtinë viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit, bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe vjehrra e saj, e dyshuara femër kosovare.
“Si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Po ashtu në kryeqytet është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se e kishte fyer dhe më pas kanosur ish-bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare.























