Rrahje mes nxënësve në Gjakovë, policia jep detaje
BKT
Kronika

Rrahje mes nxënësve në Gjakovë, policia jep detaje

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së sotme në mes të disa nxënësve të shkollës së mesme.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë takuar personin e dyshimtë nxënës i shkollës së mesme “Hysni Zajmi’, i cili deklaron se si pasoj e një mosmarrëveshje të mëhershme që kishte ndodhur dje, sot posa kishte përfunduar procesin mësimor para objektit të shkollës kishte takuar një person (tani i dyshuar) dhe aty kishte filluar menjëherë përleshja në mes të dy grupeve nxënësish ku kanë shkëmbyer goditje me grushta, shkelma dhe mjete të forta.

“Duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime trupore në pjesë të ndryshme trupore. Të dyshuarve ( lënduarve) i është ofruar tretman mjekësor. Disa persona të tjerë të cilët janë të përfshirë në rrahje janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe për momentin janë në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa tek njëri nga të dyshuarit në këtë rast është gjetur një mjet i fortë (boks hekuri), i cili është konfiskuar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar dhe me urdhër të tij të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti nën hetime.


MË SHUME NGA Kronika