Rrahen gjashtë persona në Fushë Kosovë, njëri plagoset me armë zjarri
BKT
Kronika

Rrahen gjashtë persona në Fushë Kosovë, njëri plagoset me armë zjarri

Gjashtë persona ishin përfshirë në rrahje dje në Fushë Kosovë, derisa njëri nga ta kishte mbetur i plagosur me armë zjarri.

Ndërsa personi që dyshohet se ka gjuajtur ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke e lënë armën aty.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa personat e tjerë lirohen në procedurë të rregullt.” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Derisa bëhet e ditur se arma është sekuestruar dhe i lënduari ka marrë trajtim mjekësorë.


MË SHUME NGA Kronika