I frikësoi hajnat e malit duke shtënë me armë në ajër, arrestohet
BKT
Kronika

I frikësoi hajnat e malit duke shtënë me armë në ajër, arrestohet

Një fshatar i Retinës së Ulët të Rahovecit ka hasur në disa persona që po vidhnin dru në malin e tij rreth orës 22:15.

Për t’i frikësuar ai ka shtënë në ajër me armën e zjarrit, e kjo ka bërë që policia të shkojë në vend të ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit nga i njëjti është sekuestruar një pushkë gjuetie dhe është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar”, ka thënë policia në raportin e saj 24-orësh.


MË SHUME NGA Kronika