Shkoi ta merrte nënën, motra kanoset nga vëllai në Prishtinë
Sharr Travel

Shkoi ta merrte nënën, motra kanoset nga vëllai në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se kishte kanosur motrën e tij.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, motra kishte shkuar në shtëpinë e vëllait për ta marrë nënën e saj, ndërkaq i dyshuari e kishte kanosur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 13.01.2022 – 01:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur verbalisht  motrën e tij viktimën femër kosovare, pasi ajo nga shtëpia e të dyshuarit e kishte marr nënën e saj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.