Dyshohet se dhunoi seksualisht një femër para gjashtë muajsh, arrestohet
Sharr Travel

Dyshohet se dhunoi seksualisht një femër para gjashtë muajsh, arrestohet

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në qershor të vitit të kaluar kishte dhunuar seksualisht një femër.

Përmes raportit 24-orësh, PK-ja ka njoftuar se arrestimi është bërë sot, ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Skenderaj, Qershor-2021-NN. Me 14.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin  se i njëjti e  kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje , rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.