Ky është 29-vjeçari i arrestuar në Prizren, pasi iu gjet drogë në shtëpi
Sharr Travel

Ky është 29-vjeçari i arrestuar në Prizren, pasi iu gjet drogë në shtëpi

Policia e Kosovës sot ka kryer një bastisje në një shtëpi në rrugën “Besim Shala” në Prizren.

Aty janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike. Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarit që u arrestua.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se 29-vjeçari që u arrestua dhe u dërgua në mbajtje është Urim Gjakolaj.

Policia pas bastisjes, Gjakolajt i gjeti 3000 gramë marihuanë, disa folje të mbështjellura me drogë, e gjësende të tjera.

Përveç drogës, gjatë këtij aksioni, Policia ka sekuestruar edhe një telefon, si provë materiale lidhur me rastin.