09:20 / 17.01.2022
Gjakovari rrah gruan, lëndohet edhe nëna duke i ndarë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjakovë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Nëna e të dyshuarit ka ndërhyrë dhe e njëjta ka lënduar dorën.
Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.























