Nuk respektoi shpejtësinë e lejuar, shoferi gjobitet me 150 euro dhe 2 pikë
BKT
Kronika

Nuk respektoi shpejtësinë e lejuar, shoferi gjobitet me 150 euro dhe 2 pikë

Policia e Kosovës ka gjobitur një drejtues automjeti i cili nuk ka respektuar shpejtësinë e lejuar në trafik.

Sipas njoftimit të policisë, në zonën ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, është identifikuar shoferi duke drejtuar automjetin me 126 km/h, shkruan lajmi.net.

Shoferi është gjobitur me 150 euro dhe 2 pikë negative.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojnë ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Njoftimi i plotë nga policia:


MË SHUME NGA Kronika