Arrestohet skenderajasi që i vodhi motrës shporetin e lavatriçën
BKT
Kronika

Arrestohet skenderajasi që i vodhi motrës shporetin e lavatriçën

Dje në Skenderaj është arrestuar një person i cili kishte vjedhur tek motra e tij makina shtëpiake.

Ai kishte vjedhur një shporet dhe një makinë për larje rrobash, të cilat i kishte shitur më pas.

“I dyshuari përveç vjedhjes më parë kishte kanosur vëllain dhe babain e tij për çka kishte pas edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


MË SHUME NGA Kronika