Dy raste të dhunës në familje në Prishtinë
BKT
Kronika

Dy raste të dhunës në familje në Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit në polici janë raportuar dy raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës.

Në të dyja rastet viktima kanë qenë gratë të cilat janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre.

Rastet sipas raportit:

Prishtinë, 19.01.2022 – 00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale, e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij- viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar të procedurë të rregullt.

Prishtinë, 13.01.2022. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika